Cursus-i i Av. Karaj nisi ne 1980-en me mbarimin e studimeve te mesme, te cilat u nderprene per 12 vjet (1980-1992) per shkak te disidences se Av. Karaj per arsye politike nga diktatura komuniste. Av. Karaj kaloi keshtu 12 vjet si punetor i detyruar ne minieren e kromit ne Bulqize. Ne vitin 1992, me renien e regjimit komunist, me ne fund ai rifilloi studimet universitare en Universitetin e Tiranes ; pastaj, qe prej vitit 1995, ne Universitetin e Lozanes (studime ne te drejte europiane).
Nje cursus i tille mund te arrinte kulmin e tij me krijimin (ne 23.12.2003) dhe zhvillimin e Studios se tij – Kabinetit keshillimor. Ky projekt filloi dhe vazhdon ende me sukses ne Lozane qe prej me shume se 10 vitesh.
Av. Karaj bashkepunon rregullisht me shtypin duke percjelle saktesine e analizave te tij ne shume te perditshme me emer. Artikujt e tij hedhin drite dhe sqarojne ne menyre cilesore shume ngjarje te rendesishme ne fushen juridike ne Zvicer dhe Shqiperi.
Krahas aktivitetit te studios se tij, Av. Karaj ka mbeshtetur krijimin e Shoqates kulturore Zvicer – Shqiperi, ku ai eshte president. Kjo shoqate ka per qellim te krijoje lidhjet miqesore, kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve dhe te lehtesoje kontaktet e ndersjellta. Me heret, ai ka qene anetar aktiv i Shoqates ‘Eurobibus’ dhe asaj Akademike Shqiptare.